Presidenti i SHBA Barak Obama i ka kënduar vajzës së tij këngën e urimit të ditëlindjes “Happy Birthday” me një interpretim të paharrueshëm, teksa ajo festoi 18-vjetorin e saj në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti nuk ngurroi edhe të bëjë shaka teksa audienca shpërtheu një duartrokitje:
“Për shkak se kjo është një punë e baballarëve që të vënë në siklet vajzat e tyre, unë kam edhe një punë të fundit”.
Vajza e Obama feston në ditën kur edhe Amerika feston Ditën e Pavarësisë.
/Panorama