Sociale

Video/Dëbora e Prillit në Dardhë dhe në veriun e vendit


               Publikuar në : 21:20 - 05/04/20 |
Opi Nion

Ndërsa Shqipëria po jeton prej më shumë se 3 javësh në masat shtrënguese të izolimit e kur pritet me shpresë që ndoshta rritja e temperaturave do të favorizonte luftën me koronavirusin, duket se Prilli në disa zona ka nisur me dëborë.

Fotografia është realizuar në Dardhë një ditë më parë dhe tregon fshatin e veshur nga dëbora, ndërsa kjo video e mbërritur në Opinion.al është realizuar më 1 Prill në veri të vendit.

Është fshati Raj në komunën e Fierzës, i cili mbuluar nga dëbora, ka ofruar pamje krejtësisht piktoreske për banorët.

Megjithatë, sinoptikanët parashikojnë se ditët në vijim do të jenë të shoqëruara nga dielli dhe rritje e vazhdueshme e temperaturave, që sjellin pranverën./Opinion.al

Pas