Kryesore

Video/ Debate të forta në ‘Opinion’ mes analistëve Vangjeli dhe Zekthi


               Publikuar në : 23:06 - 21/11/19 |
xhu lia

Mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun ishin të ftuar edhe analistët Lorenc Vangjeli dhe Fitim Zekthi.

Ndërkohë që dy analistët po debatonin lidhur me kreun e KED, Ardian Dvoranin, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes pasi është akuzuar nga Presidenti Meta për shkeljen e Kushtetutës, tonet mes tyre janë ashpërsuar.

Për këtë arsye drejtuesi i emisionit është detyruar  ulë zërin e mikrofonave të tyre.

Ndërkohë që ishte duke folur  analisti Vangjeli,  ka ndërhyrë Zekthi duke bërë që mes tyre të lindi një debat në studio.

“O Fitim më dëgjo se nuk humbet asgjë”,-është shprehur Vangjeli dhe më pas Zekthi është kundërpërgjigjur duke thënë se ai pretendon të ketë dije superiore.

Dy analistët nisën të debatonin me njëri-tjetrin duke bërë që drejtuesi i emisionit, Fevziu t’u ulë zërin mikrofonave të tyre  për të vendosur qetësinë në studio./Opinion.al/

Pas