Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvend.
Këtë herë ka qenë deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i cili është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me nenin që përcakton minutazhin për të folur në Kuvend për secilin deputet.
Teksa Balla i ka sugjeruar Vasilit të lexojë mirë rregulloren, ky i fundit i është drejtuar deputetit të PS duke i thënë skizofren.
Vasili: Boll i gënjyem qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.
Balla: Lexoje, lexoje mirë.
Vasili: O skizofren, na lër të lexojmë, mos bëj si idiot.
“Debati është vetëm për kohën e deputetëve, 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare për kohën. Kjo do të thotë: vendosje e njëanshme e kohës nga grupi i PS, pra vendosin ata si të duan, ndaj 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi të madhe nga të gjitha palët, se bëhet fjalë për garantimin e të drejtave që nuk i privatizon dot një grup parlamentar”, tha Vasili./Opinion.al