Një debat i ashpër ka shpërthyer mes aktivistit për Lëvizjen “Për Universitetin”, Arlind Qorit dhe Henri Çilit për parat publike dhe fondet në Universitet. Qori tha se z.Çili si rezultat i kësaj reforme do marrë para nga shteti. Më tej, ai theksoi se ky është një biznes privat, fitimprurës dhe parat e veta t’i gjejë ku të dojë, por nuk ka pse merr para publike. “Parat publike merren nga institucione publike dhe kontrollohen nga insitucione të tjera publike dhe kështu me radhë”, theksoi Qori.
Ndërsa, Henri Çili, ka theksuar se sistemi më lejon që të marrë para nga ata që zgjedhin universitetin privat për të kryer vitet e tyre të studimit. Çili tha se UET-ja nuk merr aspak para publike, ky është keqinformim.
Shiko videon: