Gjatë qëndrimit në hotel në Luksemburg, trajneri i Kombëtares shqiptare ka shfrytëzuar një moment të lirë për t’u argëtuar me një djalosh duke zhvilluar dyluftime me topin.
Natyrisht, trajneri dukej mjaft në formë dhe e ka lodhur jo pak vogëlushin duke e mashtruar me veprimet e tij, siç shihet në videon e publikuar nga “Supersport”.
Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të gjithë të pranishmit aty, por edhe De Biazi duket se e ka shijuar shumë këtë moment.