Një person ka filmuar një çift teksa po puthen. Deri këtu, asgjë e veçantë.
Por, nga pamjet duket një i ri që qëndron në motor dhe puthet me një grua, e cila duket e moshuar në moshë.
Në sfond dëgjohet komenti i atij që ka bërë filmimin, i cili thotë “ i mori letrat ky”. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Itali dhe i riu është shqiptar.
Janë të shumta rastet, kur shqiptarët për të përfituar leje qëndrimi në vendin ku jetojnë, detyrohen të martohen me gra me moshë më të madhe se vetja.
Mesa duket, nga shprehja e famshme ”Dashuri nuk njeh moshë” po kthehet në “Letrat nuk njohin moshë”.