Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur gjatë një ceremonie martese, ku dashnorja e dhëndrit është shfaqur e veshur si nuse teksa të gjithë po prisnin momentin e kurorëzimit të çiftit që martohej.
Ngjarja ka ndodhur në Benoni në Afrikën e Jugut dhe pamjet e filmuara nga njerëzit në dasmë janë bërë virale në Twitter.
Vajza kishte vendosur ti shkatërronte dhëndrit ditën e tij më të bukur duke u shfaqur e veshur me të bardha, ndërkohë që në video shohim se dhëndri po përpiqet të qrtësojë situatën.
“Dashnorja shfaqet në dasmë e veshur gjithashtu si nuse. Dhëndri po përpiqet të qetësojë situatën.”- janë fjalët e shkruara në videon e publikuar.
Side chick rocked up at the wedding also wearing a wedding dress ??? groom trying to calm the situation. pic.twitter.com/yfzceZp4Gv
— NKOKHI (@nkokhi) June 15, 2018