Bota

Video/Dalin pamjet pas sulmit rus në Ukrainë, pallate të shkatërruara dhe viktima



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 24/02/22 |
Opi Nion

Mediat ndërkombëtare po bëjnë publike pamjet pas sulmit rus në Ukrainë, ku janë regjistruar edhe viktimat e para.

Në disa video të publikuara të rrjetin social “Twitter” shikohen pasojat e sulmit rus në një zonë në Chuhuiv në Ukrainë.

Mediat raportojnë se sulmi krijoi një vrimë të madhe në rrugë, duke dëmtuar ndërtesat përreth.

Ndërsa një person mbeti i vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën.

Kujtojmë se më herët policia ukrainase ka raportuar se si pasojë e bombardimeve kanë humbur jetën 7 persona dhe 19 të tjerë janë zhdukur.

Ka qenë ministri i Jashtëm i Ukrainës ai që ka bërë të ditur sot, në orët e para të së enjtes, se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në “Twitter”, Dmytro Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”./Opinion.al

Pas