Bota

Video/ Dalin pamjet kur rusët vrasin pas shpine dy civilë në Kiev


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 12/05/22 |
Opi Nion

Ushtarët rusë qëlluan dy civilë të paarmatosur teksa po largoheshin pas një takimi në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

CNN ka siguruar video të ngjarjes që tashmë po hetohet si një krim lufte nga prokurorët ukrainas.

Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve.

CNN ka identifikuar viktimat. Bëhet fjalë për pronarin e koncesionarit të automjeteve që u grabit, familja e të cilit nuk dëshiron të bëhet publike. Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte atje si roje.

Vajza e tij, Julia, nuk mund të durojë të shikojë videon e vdekjes së babait të saj, por ajo po e ruan që një ditë t’ua tregojë fëmijëve të saj, që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit.

“Ata janë xhelatët”, tha ajo për CNN. “Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur”.

 

Pas