Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Ç’po ndodh në Itali? E treta në botë për të prekurit

2020/02/24 at 11:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Ç’po ndodh në Itali? E treta në botë për të prekurit

 


Përhapja e shpejtë e koronavirusit në veriun e vendit ka bërë që Italia të renditet e treta mes vatrave kryesore të virusit në botë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, duke tejkaluar edhe Japoninë, (sipas të dhëna nga Universiteti Johns Hopkins).

Masat e ndërmarra nga autoritetet lokale, për të vënë nën kontroll epideminë, përfshijnë 50 mijë persona, ndërsa 11 komuna janë në karantinë. Në Lombardi, rajoni që regjistron numrin më të madh të të prekurve që tashme i ka tejkaluar 150-tët, janë mbyllur shkollat e universitetet si dhe janë ndaluar tubime e aktivitete që parashikojnë grumbullime njerëzish, ndërsa zonat argëtuese do të mbyllen pas orës 18:00.

Gjithashtu në Veneto, Piemonte, Liguria dhe Emilia Romagna po merren masa të ngjashme në Lombardinë. Postblloqe rrugore janë vendosur në hyrje të 10 qytezave të Lodinjanos dhe në rrugët që cojnë për në zonën e kuqe kanë nisur procedurat e filtrimit ku forcat e rendit paralajmërojnë shoferët se nëse vendosin të hyjnë, nuk do të kenë më mundësinë të dalin deri në një urdhër të dytë.

Milano, qyteti kryesor i rajonit njëherësh një nga qytet më të mëdha italiane, me popullsi 1.4 milionë banorë, duket i boshatisur, me trenat dhe autobusët që qëndrojnë në stacione. Në “Generali Tower” situata duket e  blinduar dhe kontrollet e temperaturës me skaner nuk lënë askënd me ethe apo temperaturë të kalojë.

Po ashtu, për shkak të situatës alarmante janë ndaluar taksat, faturat dhe hipotekat për ata që jetojnë në zonën e karantinës. Ndërkaq, qytetarët janë përfshirë nga paniku dhe kanë mësyrë supermarketet, të cilat thuajse janë zbrazur.

Megjithatë, rasti i Italisë tani alarmon të gjithë Evropën dhe veçanërisht vendet fqinje, të cilat janë duke ndjekur zhvillimet nga afër.

Ndër më ekstremistët, ka prej atyre që kërkojnë kontrolle të rrepta kufitare, siç është Marine Le Pen. Në mbrëmje ishte Rumania ajo që njoftoi masat e para të kontrollit në Evropë duke vendosur karantinën e detyrueshme për të gjithë personat që vijnë nga Lombardia dhe Veneto ose që kanë qenë në dy rajonet italiane në 14 ditët e fundit.

Nga ana tjetër, Salvini ka kërkuar masa radikale, transparencë dhe kontrolle të hekurta në kufi.

“Të dashur miq, këto janë ditë të vështira, por Italia gjithmonë ka dëshmuar që është një vend i fortë, i populluar nga njerëz të gatshëm për të reaguar dhe për tu rikuperuar, për të mos u dorëzuar kurrë. Ky nuk është momenti  për gjysma masa: nevojiten masa radikale, është e nevojshme të dëgjoni ekspertë dhe shkencëtarë, nevojitet transparencë, e vërteta dhe informacion i saktë, nevojiten kontrolle hekuri në kufij për ata që hynë në vendin tonë. Nga sot do të jem në Lombardi, pastaj në Umbria, në Romë, në Veneto, në Trentino dhe kudo ku ka nevojë.
Italia do ia dalë, sëbashku do ia dalim.” shkruan Matteo Salvini në Facebook./Opinion.al

Milano, “Generali Tower”

https://vs.ansa.it/sito/video_mp4_export/i20200224101655081.mp4

 

Torino

https://vs.ansa.it/sito/video_mp4_export/i20200224101134651.mp4
Etiketa: italiM VIRUPERHAPJA


Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
“Nevojitet reagim i koordinuar”, Italia frikëson Europën

"Nevojitet reagim i koordinuar", Italia frikëson Europën

“Këtë radhë do e vëmë ne veton”, çfarë paralajmëroi Rama në Londër

"Këtë radhë do e vëmë ne veton", çfarë paralajmëroi Rama në Londër

PROFILE/ Kush janë 3 emrat e rinj që ranë në rrjetën e OFL-së

Emrat/ OFL kërkon deklarim pasurie për dy “kokat” e krimit të organizuar
















TE FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
29 Qershor, 2026

Policia ka vijuar të procedojë penalisht qytetarët që ishin pjesë e protestës kundër  qeverisë “Rama”. Në një njoftim zyrtar, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}