Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ CNN: Protestuesit e arrestuar në Iran përdhunohen nga policia

2022/11/22 at 4:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ CNN: Protestuesit e arrestuar në Iran përdhunohen nga policia

Përtej këtyre maleve është Irani. Një regjim që ka arratiur të izolojë shumë prej qytetarëve të vet nga bota e jashtme. Por, histori shqetësuese që detajojnë hakmarrjen brutale të autoriteteve dhe dhunën seksuale kundër protestueseve anti-regjimit kanë filluar të dalin në dritë.

CNN shkon në rajonin kurd të Irakut për të zbuluar më shumë… Hana, jo emri i saj i vërtetë, është një kurde e Iranit që arriti të largohej fshehurazi nga vendi. Ka frikë për jetën e saj. Pasi doli në protesta dhe dogji shaminë, u arrestua dhe burgos nga forcat e sigurisë. “Ata zgjidhnin gratë që ishin të bukura dhe i përshtateshin orekseve të tyre dhe më pas merrnin njerën prej tyre në një dhomë private, ku e përdhunonin”, tregon ajo.

Hana nuk është vetëm dëshmitare, por edhe viktimë e abuzimit: “Më vjen turp të flas për këtë. Mund të shihet ende se çfarë më bëri polici. Është një njollë e purpurt, prandaj e mbuloj. Ai më sulmoi”.

Më pas, një sherr kishte shpërthyer me një tjetër protestues dhe agresori ishte larguar. Hana rrëfen se ishin gjithsej 4 dhoma private të marrjes në pyetje, ku ishin përdhunuar shumë gra. CNN arriti të lokalizonte rajonin e policisë përmes përshkrimit të Hanës dhe bashkëpunimit të dëshmitarëve. Gjendet në lagjjen e Eslamabad, në Urmia.

Bazuar tek kjo dëshmi dhe tek një numër burimesh, CNN hedh dritë tek një model i ri represioni: rajonet e policisë përdoren si pika filtrimi që zhvendosin protestuesit nga një zonë në tjetrën, ndërsa familjarët shpesh nuk njoftohen mbi vendndodhjen e të dashurve të tyre. Një parti opozitare kurde me bazë në Irak, ka identifikuar mbi 240 vetë që besohet se janë zhdukur në labirintin e qendrave të burgimit.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se numri është me i lartë, me mijëra. Disa nga viktimat janë të moshës 14-vjeçare, ndërsa shumë prej tyre burra që kanë mbështetur protestueset gra. Ndëshkimet për ta janë po aq të rënda sa për gratë.

“Ata sollën 4 burra të cilët ishin rrahur e që ulërinin në një qeli tjetër. Një prej burrave të torturuar u shoqërua në dhomën e pritjes, ku isha dhe unë. Më tha se po përdhunonin dhe burrat”, thotë një dëshmitar.

Bazuar tek dëshmitë, CNN gjurmoi vendndodhjen e një godine të inteligjencës ushtarake të Iranit. Një 17-vjeçar iranian i dërgoi një mesazh zanor CNN pas burgosjes së tij: “Kur një roje e sigurisë më dëgjoi që flisja për përdhunimin me të dënuar të tjerë, më torturuan e përdhunuan sërish”.

Shumica e incidenteve të dhunës seksuale në qendrat e burgimit kanë ndodhur në zona me shumicë kurde në perëndim të Iranit, zonë e shenjuar historikisht nga represioni. Rrënqethëse dëshmitë, se në disa raste përdhunimet ishin regjistruar dhe përdorur për të shantazhuar protestuesit. Por, dhuna nuk kufizohet vetëm tek komunitetet kurde, por edhe në zona të tjera ku protestat janë më intensive, si këtu në kryeqytetin Teheran.

Një prej këtyre historive është ajo e Armita Abbasi. Një 20-vjeçare normale që i pëlqen të ndajë në mediat sociale dashurinë për kafshët dhe muzikën. Në postime, ashtu si shumë të reja të tjera në Iran, kritikonte hapur regjimin pas nisjes së protestave. Por, ndryshe nga shumica, e bënte pa ruajtur anonimitetin. Nuk u desh shumë para se forcat e sigurisë ta gjenin dhe ta arrestonin. Abbasi u zhduk e menjëherë më vonë, interceptime të deklaratave të mjekëve që e kishin vizituar nisën të qarkullonin në rrjet.

“Ajo ishte pacientja ime. I shkova pranë shtratit. I kishin qethur flokët. Dukej e frikësuar dhe dridhej. Kur ajo erdhi fillimisht kishte gjakderdhje për shkak të përdhunimit të vazhdueshëm”, thotë mjeku.

Detajet u konfirmuan nga CNN edhe nga një person i brendshëm në spitalin Imam Ali, ku e reja ishte dërguar për ekzaminim. Në një deklaratë, qeveria tha se Abbasi ishte trajtuar për probleme me tretjen, diçka që përgënjeshtrohet nga mjekët që e kanë trajtuar. Regjimi i Iranit mohon përdhunimin dhe e akuzon adoleshenten për drejtim të proestave. Për këtë akuzë mund të përballet me dënimin me vdekje.

Ju sugjerojmë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Para
Veliaj: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do të jetë falas

Veliaj: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do të jetë falas

Covid-19 në Shqipëri/ 712 qytetarë të infektuar, dy humbje jete

COVID-19 në Shqipëri, 25 qytetarë të infektuar

Opinion/ Samiti i BE & protesta e PD, ç’pritet të ndodhë? Rrëfimi i rrallë i Anna Kohen!

Opinion/ Samiti i BE & protesta e PD, ç’pritet të ndodhë? Rrëfimi i rrallë i Anna Kohen!

TE FUNDIT

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
14 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua ditën e sotme me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa, takimi i...

Lexo më shumë

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
14 Maj, 2025

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nguli këmbë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një zgjidhje paqësore për luftën...

Lexo më shumë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
14 Maj, 2025

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

Lexo më shumë

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
14 Maj, 2025

Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com