Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ “Çmendet” Ministrja e Kulturës, në mes të Himnit Kombëtar fut gërrnetën e Laver Bariut

2018/04/22 at 7:20 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ “Çmendet” Ministrja e Kulturës, në mes të Himnit Kombëtar fut gërrnetën e Laver Bariut

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar ashpër në lidhje me përçudnimin nga ana e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, të Himnit Kombëtar. Ministrja Kumbaro ka publikuar disa ditë më parë në faqen e saj zyrtare në fcb një version me shumë zëra të Himnit Kombëtar, por ku ajo që bie në sy është futja në këtë himn e një pjese nga klarineta e personazhit të Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafonit”, që jo vetëm nuk ka lidhje me Himnin Kombëtar por edhe e shpërfytyron atë.

Në postimin e tij Rama shkruan se ky është një variant i shëmtuar dhe antikushtetues Kombëtar i Himnit Kombëtar…

Postimi i plotë…

Nje variant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar!

Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!”!

Por, meqë shija është individuale, ju mund të pelqeni gjithçka preferoni, qoftë edhe një shëmti si kjo që i është bërë Himnit Kombëtar, po nuk keni asnjë të drejtë që si ministre e kulturës së vendit tim, të ma propozoni edhe mua apo edhe qytetarëve të tjerë të vendit tim, nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se e meriton Shqipëria dhe shqiptarët këtë model të shëmtuar.

Gjithësesi, cilado të ketë qenë arsyeja apo motivi që ju shtyn të publikoni këtë variant të shëmtuar të Himnit Kombëtar, gatuar në kusinë e kuzhinës së rilindjes tuaj, më lejoni t’ju them se ai variant është përveç se i shëmtuar (po shumë i shëmtuar ama!), edhe antikushtetues!

Sepse bie ndesh me nenin 14 të Kushtetutës dhe me ligjin Nr. 8926, date 22.07.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.

Në nenin 5 të këtij ligji thuhet shprehimisht dhe qarte:

“1. Himni kombëtar i Republikës se Shqipërisë është “Rreth flamurit te përbashkuar” .

  1. Përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar paraqitet në shtojcën nr .2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij .
  2. Partitura e himnit kombëtar shqiptar paraqitet në shtojcën nr.3, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Pra, edhe teksti, edhe partitura janë pjesë e ligjit.

Jashtë këtij përcaktimi të parashikuar në ligj, askush nuk ka të drejtë të stilizojë e të eksperimentojë, apo më keq akoma, të tallet me himnin kombëtar!

Kjo që keni bërë ju është e shëmtuar, më e shëmtuar nga ajo tenda e xhamtë e vendosur si mballomë, dëshmi shëmtie në hyrje të kryeministrisë!

Dhe në fund, me që kam qenë ministër i kulturës dhe kam përgatitur e drejtuar punën për përgatitjen dhe paraqitjen në Kuvend të ligjit “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”,

më lejoni që miqësisht t’ju them se edhe formatet festive dhe dekorative të flamurit, himnit dhe stemës së republikës, duhet të respektojnë përmasën dhe përshkrimin kushtetues. Nuk është çështje dëshire apo shijeje individuale, është detyrim.

Etiketa: Himni Kombetarmirela kumbaro

Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

25 Gusht, 2025 10:26 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

25 Gusht, 2025 9:53 pm
Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
Bota

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

25 Gusht, 2025 9:29 pm
Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
Bota

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

25 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura
Aktualitet

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

25 Gusht, 2025 8:38 pm
Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj
Bota

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

25 Gusht, 2025 8:28 pm
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington
Bota

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

25 Gusht, 2025 7:29 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

25 Gusht, 2025 6:46 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Duhet t’i japim fund këtij makthi

25 Gusht, 2025 6:20 pm
Para
E fundit/ Kokainë në autobusin Tiranë-Athinë, ja ku e kishin fshehur shoferët e linjës

E fundit/ Kokainë në autobusin Tiranë-Athinë, ja ku e kishin fshehur shoferët e linjës

Lajmi i fundit/ Humb jetën zhytësi profesionist, u gjet pranë një shpelle ujore në Karaburun

Lajmi i fundit/ Humb jetën zhytësi profesionist, u gjet pranë një shpelle ujore në Karaburun

Video/ Humbi jetën pasdite në det, kush është zhytësi që punonte në televizion

Video/ Humbi jetën pasdite në det, kush është zhytësi që punonte në televizion

TE FUNDIT

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
25 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar të hënën një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar sistemin gjyqësor që t’i ndëshkojë ata që...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
25 Gusht, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në...

Lexo më shumë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
25 Gusht, 2025

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të jenë në qendër...

Lexo më shumë

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi
25 Gusht, 2025

Kryeministri francez, François Bayrou, do të kërkojë votëbesim në parlament më 8 shtator për planet e tij për pastrimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com