Ndryshimet që Çiljeta bëri vitin e shkuar bënë një bujë të madhe mediatike, pasi ishin të dukshme dhe e ndryshuan bukuroshen shumë. Por Çiljeta ka bërë një tjetër ndryshim i cili ka kaluar pa u vënë re nga njerëzit deri në videon e fundit.
Këngëtarja ka vendosur një aparat për drejtimin e dhëmbëve por asnjë deri më tani nuk e kishte vënë re. Por në videon e fundit për emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhës, ajo e zbuloi padashje këtë detaj duke folur me Fernandon e saj.