Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Çfarë e bëri Mustafa Nanon të “qajë” në studio

2019/10/22 at 9:24 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Çfarë e bëri Mustafa Nanon të “qajë” në studio

“Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”! Kështu e konsideron gazetari Mustafa Nano sjelljen e imamit Elvis Naçi gjatë kohës që tenton të komunikojë me Zotin. Në monologun e kësaj të marte në emisionin “Provokacija”, Nano u ndal tek një video e imamit të njohur shqiptar, që pasi ligjëron fjalimin e tij qan.


“Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”, thotë Nano.

Videoja ka marrë 1 milion shikime në Youtube, çka për Mustafa Nanon është shqetësuese. Sipas tij, në sytë e besimtarëve myslimanëve, Naçi shfaqet si imami modern, pasi është patriot dhe perëndimor.
Megjithatë në veshje edhe Ronaldo është më mysliman se Elvis Naçi thotë gazetari.

Verpimin e këtij të fundit, që në fund të ligjëratës qan, Nano e konsideron ekstrem. Sipas tij, ai është i pari njeri, duke ia kaluar edhe profetëve që njeh që qan pas përpjekjeve që bën për të komunikuar me Zotin. Prandaj moderatori i “Provokacijas” e konsideron imamin profet mbi profetët.

Mustafa Nano e mbyll monologun duke e konsideruar të gjithë sjelljen e imamit si teatër dhe në fund “ia plas” edhe ai të qarit.

“Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.

Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje… më duket se më erdhi!”, thotë Nano.

Monologu i plotë:

Do shihni në ekran kur shfaqet një person shumë i njohur. Është një personazh shumë i famshëm. Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani.

Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor. Kjo gjë duket dhe nga veshja. Edhe Ronaldo në veshje, në dukje, ngjan më mysliman se Elvis Naçi. Thonë që ai nuk është ekstremist dhe bazuar tek ato që ai thotë, dhe tek ato që ai thotë në këtë video ai nuk është ekstremist. I vetmi moment ekstremist ka të bëjë me momentin e fundit, kur ai qan. Qan me lot.

Unë nuk njoh ndonjë besimtar tjetër ekstremist që të qajë me lot duke u përpjekur të komunikojë me Zotin. Elvis Naçi është i pari njeri në këtë botë që unë njoh, por jam i sigurt që as profetët vetë nuk kanë qarë në momentet e tyre kur janë përpjekur të komunikojnë me Zotin. Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.

Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje më duket se më erdhi!/abcnews.al

Etiketa: elvis nacimustafa nano


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Rrëfimi i dy studentëve që u mashtruan nga fallxhorja e Durrësit

Rrëfimi i dy studentëve që u mashtruan nga fallxhorja e Durrësit

Parlamenti britanik nuk miraton ligjin e Brexit, kërkon më shumë kohë

Parlamenti britanik nuk miraton ligjin e Brexit, kërkon më shumë kohë

Opinion/ Ngjarja e Kavajës dhe policia!

LIVE Opinion- Europa, na e mbylli apo ja mbyllëm derën?
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com