Agnesa Vuthaj tha se sfida e saj është që markën dhe çantat e saj të bëhen të njohura në të gjithë botën. Ajo tha se çantat e saj dizanjohen dhe realizohen të gjitha me dorë nga disa familje artizanale në Itali. Vuthaj theksoi se këto çanta kanë pasur treg në disa vende të ndryshme të botës. Megjithatë bëri me dije se po e mendonte t’i realizojë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.