Aktualitet

Video/ Çahet toka 1 km në Jubë të Shijakut pas tërmetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 28/11/19 |
Opi Nion

Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Shijakut. Banorët e zonës janë shprehur të habitur me atë që ka ndodhur në tokat e tyre dhe nga fenomeni i pazakontë.  Sipas ekspertëve çarje të tilla të tokës janë normale në tërmete të fuqishme si ai 26 Nëntorit.

Fatkeqësisht numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i që goditi vendin vijon të rritet, duke arritur në 47 persona që kanë humbur jetën.

Mes viktimave deri tani janë 7 fëmijë, dhe 19 gra. Ndërsa ende nuk ka një bilanc të dëmeve material, lëkundjet e herëpashershme, shpesh dhe të forta, vazhdojnë të mbajnë gjallë frikën. Deri në mesditë janë rregjistruar mbi 830 të tilla/ Opinion.al

Pas