Klientët e një supermarketi në Atikën Perëndimore nuk mund t’u besonin syve kur panë një burrë që bënte blerje krejtësisht lakuriq.
Në videon e publikuar në mediat greke, shihet mashkulli i zhveshur duke bërë pazar sikur çdo gjë të ishte normale, teksa nuk e bezdisën aspak shikimet e klientëve të tjerë.
Thuhet se burri vuan nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo ky detaj nuk është i konfirmuar.
Ky veprim është i dënueshëm me ligj në Greqi.