Rajoni

Video/ Burri i ish-ministres shqiptare godet me shuplakë policin në protestë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 30/01/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, njëkohësisht edhe bashkëshorti i ish- ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini,  Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë një polic gjatë një proteste të mbajtur kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike që kjo parti organizoi të shtunën.

Protesta është shoqëruar me tensione ndërsa Molliqaj është filmuar teksa qëllon me shuplakë njërin nga efektivët.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimi ndaj tij.

Sipas Policisë, Molliqaj akuzohet për “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas