I ekzekutuar pasditen e së dielës ndërsa udhëtonte në mbikalimin e Fushë Krujës, Brilant Martinaj nuk ishte një emër i ri për drejtësinë. E po kështu edhe për mediat. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, por më pas u çlirua nga kjo akuzë, ndërsa për ngjarjen u akuzua një tjetër i dyshuar.
Pikërisht kësaj periudhe i referohet edhe një diskutimi në emisionin “Opinion”, kur gazetarja Etleva Delia deklaroi se Martinaj ishte një i ri që kishte lëvizur me pistoletë që 15 vjeç.
Njëkohësisht po në këtë kohë qarkullonte një video, në të cilën Martinaj shihej duke biseduar me një grup policësh, të cilit i drejtoheshin atij dhe miqve të tij me fjalët: “Po njoha Brilantin…Brilantin dhe Arjanin mos m’i ngacmo”./Opinion.al