Në udhëtimin e tij në Gjirokastër, gazetari Blendi Fevziu është ndalur në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, një ndër objektet më të vizituara nga turistët e huaj në qytet.
Brenda shtëpisë, ashtu siç janë rrëfyer në librin “Kronikë në gur” gjenden stera e ujit, oxhaku, oda e dimrit, dhoma ku shkrimtari ka lindur apo edhe hamsana e shtëpisë e njohur ndryshe si burgu ku futeshin fëmijët kur bënin gabime.
Aty gjendet edhe dritarja, në të cilën Kadare hodhi poezitë e tij të para./Opinion.al