Kronikë

VIDEO/ Brenda fermës së kanabisit në Berat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:09 - 14/11/22 |
Opi Nion

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikon pamjet nga brenda serave me kanabis në fshatin Rërëz të Beratit.

Kamera e emisionit ka hyrë brenda serave me lëndë narkotike, të cilat u shkatërruan nga policia në datën 10 Nëntor 2022 gjatë operacionit të koduar “Stuhia”.

Në brendësi të këtyre serave, gazetari Spartak Koka gjeti dhe mbetje të bimëve narkotike të ngelura aty pas largimit të forcave policore.

Policia gjeti dhe sekuestroi brenda këtyre serave 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 871 kilogramë dhe 700 arka të mbushura me kanabis në proces tharje.

11 persona u arrestuan nga policia gjatë aksionit, të cilët dyshohen si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Gazetari Spartak Koka pa nga afër të gjithë infrastrukturën në 4 serat e kanabisit. Aty shihen tubacionet e ujit, arkat ku grumbullohej kanabisi i tharë. Madje, gratë të cilat ishin punësuara për të pastruar kanabisin, qëndronin dhe jetonin brenda këtyre serave në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Gratë janë proceduar në gjendje të lirë nga Prokuroria. / Tv Klan

Pas