Bota

Video/Boris Johnson filmohet duke bërë pazar në marketin grek, përshëndet qytetarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 13/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet në Greqi, konkretisht në zonën e Nea Makris në Attica.

Siç shfaqet dhe në videon që po qarkullon në rrjete sociale, Johnson ndodhej në një supermarket të kësaj zone dhe po bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

Prania e tij u vu re menjëherë nga qytetarët të cilët hapën celularët për ta filmuar. Në një moment një nga qytetarët e ka përshëndetur dhe kryeministri me një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Kryeministri britanik, i veshur me një këmishë dhe xhaketë pa kravatë, ka bërë pazarin në rrjetin lokal të supermarketeve dhe sipas informacioneve të medias greke është përpjekur të pyesë në gjuhën greke nëse në një pako ka qumësht gjysëm të skremuar.

Boris Johnson pagoi për produktet që bleu, doli nga supermarket e më pas u fut në një nga automjetet e tij që e prisnin jashtë dhe u largua.

Kujtojmë se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë. Atje ata kanë dhe një shtëpi në fshatin në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë. Shtëpia është e ndërtuar me arkitekturën tradicionale pelione dhe ka katër dhoma gjumi, tre tualete dhe një pishinë. Vihet re se Boris Johnson është një adhurues i kulturës greke, ndërsa di dhe flet greqishten e vjetër./Opinion.al

Pas