Bota

Video/ Bombardohet materniteti në Mariupol, Zyrtarët: S’e dimë numrin e viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 09/03/22 |
Opi Nion

Rusia ka shkatërruar maternitetin në qytetin port të rrethuar tashmë nga forcat ruse,  Mariupol. Lajmi është dhënë nga këshilli i qytetit.

Në një deklaratë në Facebook, zyrtarët thonë se “forcat pushtuese ruse kanë bombarduar spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”.

Zyrtarët e Këshillit shtuan se ende nuk e dinë numrin e saktë të viktimave. “Reparti i maternitetit në qendër të qytetit, reparti i fëmijëve dhe reparti i terapisë në spital – të gjitha u shkatërruan nga një sulm ajror rus në Mariupol,” tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, në një video në Facebook.

Ai shtoi se të plagosurit nga sulmi janë duke u evakuuar në spitalin më të afërt.

Pas