Presidenti amerikan Joe Biden është penguar sërish në shkallët e avionit Air Force One.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë po kthehej në SHBA pas vizitës 3-ditore në Evropë, ku ishte edhe në Ukrainë.
Kjo është hera e dytë që 80-vjeçari pengohet në shkallët e avionit, ndërkohë që në qershor të vitit 2021 u rrëzua nga biçikleta në prani të mediave.