Besnik Hasi është një tifoz i zjarrtë i Real Madrid dhe trajneri shqiptar e pranon hapur këtë pasion që ka. Portali belg, “Het Laatste Nieuës”, duke njohur këtë pasion të tij për madrilenët, e ka ftuar Hasin për një intervistë të veçantë pak para ndeshjes “El Clasico” ndaj Barçës, ku përkrah holandezit Johan Boskamp, i cili në të kaluarën ka drejtuar gjithashtu Anderlehtin dhe është një tifoz i Barcelonës, ata kanë bërë përzgjedhjet për atë që do të ishte ekipi ideal.
Hasi, edhe pse tifoz i Realit, nuk ka ngurruar që në ekipin e tij ideal të përzgjidhte Suarez para Benzema në rolin e qendërsulmuesit, edhe pse e cilëson lojtar krejt të ndryshëm. Ndërkaq, në mbrojtjen e tij ideale, do të preferonte që të ishte Pike përkrah Serxhio Ramos.