Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në orën 10:00 të paradites së sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë, mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Kryedemokrati e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.