Në sfidën e javës së 15-të në Seria A, Torino ka kaluar në avantazh përballë Atalantas së Etrit Berishës
Ka qenë pikërisht një gafë e portierit shqiptar, që ka sjellë golin e N’kulu. Pas një harkimi nga goditja e këndit, Berisha ka bërë një dalje të pa studiuar mirë, dhe mbrojtësi i Torinos i vodhi kohën, dhe shënoi me portën që ishte lënë e boshatisur prej tij.