Në një cikël emisionesh që synojnë të sjellin jetën e disa prej qyteteve më të vjetra shqiptare, emisioni Opinion është ndalur këtë të mërkurë në qytetin e Beratit, një udhëtim në të shkuarën, por edhe në të sotmen e qytetit.
Gazetari Blendi Fevziu në vizitën e tij në qytet na tregon mes të tjerave për Xhaminë e Beqarëve, një ndërtim 200-vjeçar si dhe për shtëpinë e mëmës, simbol i kësaj lagjeje.
“Rreth fillimeve të shekullit të 20-të ka jetuar një zonjë që quhej Llambrini Aguridhi. Ajo identifikohej me këtë shtëpi dhe të gjithë banorët e lagjes e identifikonin si shtëpia e mëmës. Është simbol i Mangalemit”, ka treguar një prej banorëve./Opinion.al