Një aksident është shënuar sot në Tiranë, teksa një mjet, tip “Mercedes-Benz C-Class” me targa AA 066 PL ka goditur një kalimtar me biçikletë. Denoncues pranë JOQ tregojnë që shoferi ishte në gjendje të dehur dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që qytetari i goditur ka thyer këmbën dhe është lënë në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i burgut 313 përballë Arkivës së Shtetit.