Deputeti socialist, Ben Blushi foli në “5 Pyetje nga Babaramo” për Kongresin e PS-së dhe për votimin e referendumit.
Ai tha se pjesëmarrja nuk ishte më shumë se 40 % duke akuzuar Ramën se e ka manipuluar referendumin.
“Në atë referendum kanë votuar njerëz që nuk janë pjesë e PS-së. Pjesëmarrja nuk ishte as 40 %”, tha Blushi.
I pyetur për Fatos Nanon dhe ftesën që iu bë në Kongres, Blushi tha se Rama ishte aq i frikësuar nga ai, sa që i kërkoi Nanos që ti bënte oponencë.
“Ai ishte aq i frikësuar nga unë sa i kërkoi Nanos që të vinte dhe të më hidhej kundër. Por Nano nuk mund ta bënte këtë gjë. Nano vetë shkeli statutin dhe lejoi garë me Ramën edhe pse s’ishte as anëtar i PS-së kur kërkonte të merrte drejtimin e saj”, tha Blushi.