Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ka treguar rastin e ndërhyrjes së tij për çlirimin e një gruaje nga kosova që ishte marrë peng nga talebanët për 23 ditë. Pacolli rrëfei se lajmin e mori vesh nga mediat, ndërsa ndodhej në Greqi. Ai tregoi se lajmin e mësoi nga titrat e CNN, ku bëhej me dije, se një vajzë nga Kosova është rrëmbyer nga talebanët. Pacolli theksoi se menjëherë u lidh me një person në Prishtinë, ku i thanë, se vajza vinte nga një familje që nuk kishte mundësi ekonomike për të komunikuar për lirimin e saj.
Shiko videon: