Elvana Gjata ka dhuruar spektakël mahnitës mbrëmë gjatë darkës së organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti me femra të njohura të showbizzit.
Duke kënduar e duke imituar koleget e saj, Elvana ka shfaqur një pjesë shumë interesante të saj të cilën mbase nuk e keni ditur më herët.
Ajo fillimisht u ndal tek Nora Istrefi dhe format e saj bombastike trupore. Në “shfaqjen” e saj nuk mund të mungonte dhe një imitim për Tunën.
Para imitmit Elvana tregoi se e ka pasur gjithmonë zili Tunën për zërin e saj të cilin tha se nuk beson që mund ta bëj si ajo.
“Kurrë skam provuar faktikisht sepse atë gërvishtjen tënde të bukur të zërit e kam pas gjithmonë zili edhe jam munduar dy tre herë por e ke parasysh zërin tim”, ka thënë ndër të tjerash Elvana.