Kick-boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka fituar duelin e vlefshëm për titullin botëror kundër danezit Hassan Muhareb.
Ai ka triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në Selanik para 3 mijë shikuesve, ndërsa fitoren e ka festuar me flamurin shqiptar dhe atë grek.
“Unë jam shqiptar, sepse kam lindur në Shqipëri. Gjaku im nuk ndryshon. Por, unë jam rritur në Greqi, ku kam edhe familjen dhe gjithë miqtë e mi”, ka thënë Marku, i cili ka befasuar grekët me veprimin e tij.
https://youtu.be/jJ4c1S0vRhI