Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shquar gjithmonë për bukurinë dhe elegancën e saj në skenë. Ajo është shumë e re, teksa ka treguar për publikun se bukuria e saj është tërësisht natyrale.
Shumë artiste viteve të fundit pëlqejnë që tu nënshtrohen briskut estetik, duke realizuar ndërhyrje të ndryshme në fytyrë, apo edhe duke i mbushur buzët, e që në fakt duket të ketë qenë edhe një prej dëshirave të bukuroshes Ramosaj.
Por, jo gjithçka bëhet e mundur dhe e realizuar në shtëpinë e saj pa miratimin e familjarëve.
Beatrix, ka treguar së fundmi në një intervistë të dhënë për “In TV”, se dikur pëlqente shumë që të fyente buzët, por që vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj nuk e kishte lejuar.
Ndërkohë, ky i fundit i gjendur pranë saj, ka ndërhyrë menjëherë në intervistë duke cituar fjalët: “Ka dashur t’i fryjë buzët, por dajaku ka dalë prej xhenetit”, çka nënkupton se Albani do të merrte edhe masa nëse Beatrix do të ndërmerrte një gjë të tillë.
Në fakt këngëtarja ka zbuluar vet të vërtetën duke thënë se ka vënë aparat në gojë (tela) dhe prej disa ditësh ka pasur shumë dhimbje.
(min 8:49)