Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama fill pasi ky i fundit doli në “Komunikimin Javor”. Basha tha tha se Rama bën monologje duke thënë se të kërkosh zgjedhje të lira është antipatriotike.
“Unë i them atij se ti ke nevojë për ilaçe. Ke nevojë për shumë shumë ilaçe që Republika e Re do të t’i sigurojë falas”. Më pas Basha ironizoi duke shtuar se ndoshta Ramës edhe barnat falas nuk do t’i dalin.