Gjyqtarja e Kukësit, Alma Ahmeti dha sot masat e sigurisë për 23 të akuzuarit për protestën e Rrugës së Kombit, duke lënë në burg 11 protestues dhe duke liruar 12 të tjerë.
Vendimi është kontestuar nga opozita dhe nga dhjetëra familjarë të të arrestuarve që prisnin në dyert e gjykatës.
Lulzim Basha në një dalje për mediat në përfundim të kësaj seance që u zhvillua në kushte të pazakonta e rrethuar me 1 mijë policë, ai tha: “Edi Rama ka privatizuar policinë dhe prokurorinë. Ka privatizuar gjykatën që sot dhunoi deputetet e PD-së”.
Ai theksoi se nga nesër nisin protestat dhe ftoi qytetarëve në mbarë vendin ti bashkohen kauzës për drejtësi të pavarur dhe kundër taksave robëruese për shqiptarët.