Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Basha në konferencë: Xhafaj i fshihet përgjegjësisë, shqiptarët presin dorëheqjen e tij

2018/05/15 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO/ Basha në konferencë: Xhafaj i fshihet përgjegjësisë, shqiptarët presin dorëheqjen e tij

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhet të largohet. Të japë dorëheqjen ose të shkarkohet. Kështu deklaroi sot lideri demokrat, Lulzim Basha pas një takimi që pati me partitë aleate të opozitës në selinë blu. Sipas tij, ministri i Brendshëm ka bërë të pamundur arrestimin dhe vuajtjen e dënimit të vëllait të tij Agron (Geron) Xhafaj, i dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge. Vetë ministri, tha Basha duhet të jetë subjekt i ligjit antimafia, pasi pasuria familjarë është vënë me lekët e drogës.


Më poshtë deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Shqiptarët kanë pritur prej një javë qe Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej. Prej 1 jave Fatmir Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësië së tij ligjore dhe politike.

1. Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

2. Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjyakata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.

3. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.

4. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.

5. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.
Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.
Fatmir Xhafaj ka mundesuar qe:

I vëllai ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë.

Fatmir Xhafaj është rasti i vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

ÇFARE DUHET TË BËNTE PROKURORIA:

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i Brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i Brendshëm i drogës.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë. Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë. Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Konferenca live ne facebook:

Etiketa: Bashalargimxhafaj


Ju sugjerojmë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
Para
Gjysma e njerëzve lënë përshtypje të këqia në ditën e parë të punës, ja arsyet

Gjysma e njerëzve lënë përshtypje të këqia në ditën e parë të punës, ja arsyet

Tahiri “shah mat” me gazetarët

Tahiri “shah mat” me gazetarët

Kujdes, këto janë 10 shenjat e depresionit të cilat nuk duhet ti neglizhoni

Kujdes, këto janë 10 shenjat e depresionit të cilat nuk duhet ti neglizhoni
















TE FUNDIT

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
14 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë...

Lexo më shumë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
14 Korrik, 2025

Ditën e sotme pritet të nisë aksioni i qeverisë për sekuestrimin e çdo produkti bulmeti, mishi apo qumështi që tregtohet...

Lexo më shumë

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
14 Korrik, 2025

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër...

Lexo më shumë

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
14 Korrik, 2025

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com