Aktualitet

VIDEO/Basha mbi makinë në Patos: Iu lus që entuziazmin ta ktheni në votë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 30/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të takimeve të zhvilluara në kaudër të zgjedhjeve të 25 prillit është ndalur në Patos.

Basha është pritur me ovacione nga përkrahësit e Partisë Demokratike, ndërsa edhe këtë herë ka zgjedhur të hipi mbi makinë, ndërkohë që të pranishëm në takim janë një numër i madh njerëzish.

“Një pritje e bukur si kjo do të jetë e 25 prillit. Iu lus që këtë entuziazëm ta ktheni në votën për ndryshimin në 25 prill. Faleminderit nga zemra! Fitore!” tha Basha.

Më tej, Basha ka vijuar me takimet me qytetarët. Kreu i PD-së është ndalur edhe në Roskovec, ku iu theksoi qytetarëve se nuk i ka harruar padrejtësitë ndaj tyre.

“Ndryshimi po vjen, ndryshimi ka ardhur, do jetë realitet. 25 prilli i bashkon gjithë shqiptarët. Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, padrejtësinë ndaj jush. Të gjithë bashkë, fermerët e fermerë të Rroskovecit, të bëjmë realitet premtimin e madh që e nisëm këtë betejë, për t’iua rikthyer sovranitetin banorëve të kësaj toke fisnike.

Më 25 prill e tutje Roskovecin do e keni ju në dorë. Shqipërinë do e kenë shqiptarët. Më 25 prill bashkohemi për ndryshim, Roskoveci fiton, Shqipëria fiton. Zoti i bekoftë shqiptarët.”- tha Basha./Opinion.al

 

 

 

Pas