Kryetari i PD Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar tha se Rama po përdor çështjen e lobimit për të mbuluar te vertetat. Sipas tij, Rama kërkon të largojë vemendjen nga droga apo nga problemet ekonomike të vendit. Po kështu zbardhi se çfarë do të ndodhë të enjten në Parlament.
“Dita e enjte do të jetë e veçantë. S’do jetë ditë e bilancit 6 mujor, por e sjelljes në sallën e parlamentit të gjendjes së qindra e mijëra familjarëve që iu hoq buka e fëmijëve. Rikthimin e ndihmës ekonomike. Ky është misioni ynë. Paratë janë edhe pse Rama do ti perdore per makina luksi.
Ceshtja e dytë do të jete amendamenti i PD per te zgjedhur nje kryeprokuror me veting. Ai (Rama) do votoje kunder sepse i i duhet nje leve ne krye te akuzes per te mbyllur dosjen e Tahirit, etj”, deklaroi Basha.