Seanca plenare e kësaj të enjte është bllokuar sërish. Aktualisht po flet Basha, por fjala e tij transmetohet vetëm në Facebook, pasi Ruçi i ndërpreu punimet për dy here radhazi, ku pati edhe një debat me tyre.
Debati
Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar. Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë pen seancën nuk janë veprime të drejta.
Basha: Dua të ndiqet rendi i ditës?
Ruçi: Çfarë të ndjekë uzurpimin tuaj të foltores?
Basha: Rama e sjell këtë raport këtu të mjerë, atë që ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë në sy liderët e huaj. Ti atje mos u afro tek kamera se do marrësh atë që meriton. Mos dëgjo atë palloshin. Ulu aty. (I drejtohet Taulant Ballës)
Basha: Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe sot ka ardhur që ti bjerë sot dajres. Rama dridhet nga e vërteta.