Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emsionin Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu tha se PD do zgjedhë kandidatët e për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nga përkrahës të kësaj partie.
Sipas Bashës ky është një revolucion në administrimin e një partie në Shqipëri, kjo është vlera më e madhe demokratike në një vend.
Ai tha se ne do zgjedhim dhe do nxjerrim si alternativë para shqiptarëve standardin e vlerave dhe jo model kandidatësh si Mark Frroku.