Dhuro Dashuri është emri i nismës më të fundit humanitare që ka për qëllim të ndihmojë persona në nevojë duke rritur sensibilitetin tek ai grup i shoqërisë që ka mundësi më të mira ekonomike.
Nëpërmjet një videoje të publikuara në Facebook, shohim prezantuesin Turjan Hyska bashkë me vëllain e tij, Eljon, të cilët kanë ndihmuar Bedri Karajin në fshatin Baldushk në Tiranë.
“Dashuri, emocione, momente që nuk harrohen lehtë… Ja çfarë mund të bëjmë bashkë.”- këto janë fjalët me të Ilir Hoxholli, krijuesi i kësaj nisme, ka zgjedhur të përshkruaj momentin.
Ju kujtojmë se Iliri filloi të punonte me bamirësi prej kohësh bashkë me Arbër Hajdarin në nismën “Fundjava Ndryshe”, por mesa duket ata janë ndarë. Ende nuk dihet se çfarë i ka shtyrë atij drejt këtij veprimi.