Klaudia Pepa vazhdon ngjitjen në suksesin e saj si balerinë profesioniste në skenën ndërkombëtare. Ashtu siç ishte përfolur ajo është shfaqur në klipin e këngës së këngëtarit me famë botërore Steve Wonder, në këngën “Carry On”. Këngë e cila në fakt është kënduar në vitin 2009, por që Mao Ottayeck dhe Stevie Wonder, kanë menduar që ta ripunojnë edhe njëherë klipin duke preferuar si zgjedhje të parë prima balerinën e Tv Klan, Klaudia Pepa.
Edhe këtë herë Klaudia është shfaqur shumë sensuale.
Një balerinë që nuk dorëzohet kurrë dhe që shfaqet me një pasion të zjarrë për baletin, një koreografi mbresëlënëse.
Ku në fund të klipit, regjisori francez Nicola Paparusso, sjell një falenderim të veçantë për Klaudian të cilën e quan një balerinë të shkëqyer, që të frymëzon.
Pas suksesit në edicionin e kaluar në “Amici” nga Maria De Filippi, signorina Ëaë – siç thërritej prej pjesës më të madhe të profesorëve Klaudia, u përzgjodh nga vetë producentja e këtij spektaklëi që të ishte pjesë e trupës mësimore të “Amici”.