Teksa po shkonte drejt vendit të ngjarjes pasi babait të tij iu bë atentat, një nga djemtë e biznesmenit Rakip (Pilot) Roli, ka pësuar aksident rrugës për në vendin e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije për ABC se ai është përplasur me një shtyllë, por pa pasoja për jetën.
Ndërkohë bëhet me dije se 7 nga plumbat e qitura nga kallashnikovi kanë prekur biznesmenin Roli në trup duke i shkaktuar vdekjen.
Në momentin e atentatit Roli ka humbur kontrollin duke përplasur nga pas një automjet tip Benz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të së premtes./Opinion.al