Bota

VIDEO/Avioni rus futet në hapësirën e NATO-s, sfidon bombarduesin amerikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 01/09/20 |
el ida

Një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë së Rusisë, i është afruar një bombarduesi amerikan jo më larg se 15 metra, në një akt sfide që tashmë po përsëritet disa herë radhazi.

Incidenti i avionëve rus me ato të NATO-s ka ndodhur ditën e premte. Megjithatë, vetëm ditën e djeshme Pentagoni ka publikuar pamjet e filmuara nga një bombardues B-52 amerikan që po fluturonte sipër Danimarkës, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagën.

Sipas deklaratave të NATO-s, incidenti paraqitet shqetësues sepse avioni rus ka thyer pa asnjë paralajmërim kufirin shtetëror të një vendi sovran si Danimarka, njëkohësisht edhe një hapësirë e kontrolluar nga NATO.

Sakaq, Moska e mohon këtë, duke deklaruar se avioni ka kaluar në një korridor ndërkombëtar, duke mos thyer asnjë rregull. /Opinion.al

 

Pas