Bota

Video/ Avioni merr flakë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, lëndohen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 22/06/22 |
Opi Nion

Një avion i Red Air, mori flakë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ndërsa tre persona mbetën të plagosur.

CBS news shkruan se avioni po mbërrinte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Las Américas. Ai iu afrua pistës të martën në mbrëmje, ndërsa pajisjet e uljes “u rrëzuan”, tha Administrata Federale e Aviacionit. Ishte pikërisht problemi me pajisjen e uljes që shkaktoi zjarrin.

Zyrtarët thanë për shuarjen e flakëve janë përdorur kamionë me ujë.

Në bord ndodheshin 126 persona, tre prej të cilëve u dërguan në spital me lëndime të lehta, tha drejtori i komunikimit të Departamentit të Aviacionit Miami-Dade, Greg Chin. Pjesa tjetër e pasagjerëve u dërguan me autobus për në terminal. Videot e postuara në internet treguan flakët që kishin përfshirë avionin.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë incidentin. Red Air tha në një deklaratë se Instituti Dominikan i Aeronautikës Civile gjithashtu do të hetonte./Opinion.al

 

Pas