Një avion i linjës Ryanair ka bërë ulje të detyruar në Pisa pasi një stjuardesë u qëllua me shuplakë dhe një grua në moshë u godit në kokë gjatë një sherri që shpërtheu në bord,sipas The Sun.
Incidenti ndodhi gjatë fluturimit Bruksel – Maltë mbrëmjen e së enjtes.
Video shokuese e filmuar nga një pasagjer tregon të gjithë momentin e sherrit, e kapiteni dëgjohet duke thënë se ngjarja “nuk është aspak e pranueshme”, para se të lajmëronte uljen e avionit.
Policia në Pisa arrestoi katër pasagjerët e përfshirë në sherr e ndërkohë shkaqet e konfliktit nuk dihen ende.