Bota

VIDEO/ Autobusi “përpihet” nga gropa që hapet në mes të qytetit


               Publikuar në : 11:26 - 14/01/20 |
el ida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, në provincën Qinghai pasi një gropë gjigante e hapur papritur në mes të rrugës “përpiu” një autobus dhe disa kalimtarë.

“The Guardian” shkruan se si pasojë e incidentit fatal të paktën 6 persona humbën jetën, 16 të tjerë mbetën të plagosur dhe disa janë shpallur të zhdukur.

Ashtu siç shihet edhe në videon virale disa momente pasi autobusi ra në gropën e madhe u regjistrua dhe një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë ardhur nga rrjet i gazit.

Ndërkaq ngjarje të tilla në Kinë nuk janë të izoluara, madje po kthehen në një fenomen që po përsëritet shpesh dhe për këtë fajësohen punimet e dobëta në rrugë dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit të vendit./Opinion.al

Pas