Një autobus me 25 fëmijë në bord mori flakë në tunel në Lecco të Italisë, por fatmirësisht ngjarja nuk u kthye në një tragjedi.
Shoferi hero arriti që t’i zbriste të gjithë fëmijët nga autobusi.
Nga mediat italiane bëhet me dije se drejtuesi i autobusit arriti me shpejtësi që të zbresë të gjithë fëmijët përpara se të digjej plotësisht nga flakët që e përfshinë. Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.
“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh shoferi pas ngjarjes./Opinion.al